Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Sali Berisha, kreu i PD, ka bashkëbiseduar online me qytetarët, ku u ndal te rritja e çmimeve të karburanteve dhe masat që opozita synon të ndërmarrë.
Gjatë komunikimit, një qytetare e pyeti Berishën nëse Partia Demokratike ka përgatitur ndonjë draft konkret për uljen e çmimit të naftës. Në përgjigje, ai bëri të ditur se tashmë ekziston një propozim i qartë ligjor.
Sipas tij, drafti parashikon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe rishikimin e akcizës, me qëllim uljen e menjëhershme të çmimit të karburanteve për qytetarët.
“Kemi përgatitur draftin me të cilin ne kërkojmë menjëherë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës,” u shpreh Berisha.
Ai shtoi gjithashtu se opozita do të kërkojë vendosjen e një sistemi fiskal të ngjashëm me atë të Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, ku sipas tij çmimet e karburanteve janë më të ulëta krahasuar me Shqipërinë.
Berisha argumentoi se në këto vende, edhe kur çmimet rriten në tregun ndërkombëtar, niveli i taksave bën që karburanti të mbetet më i përballueshëm për qytetarët.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur çmimet e naftës vijojnë të jenë një nga shqetësimet kryesore për konsumatorët dhe bizneset në vend.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



