Nga Arben Llangozi
Këshilli i Lartë i Prokurorisë apo Këshilli i Lartë i “Noc Rrokut”?
Një skandal i rëndë seksual është investiguar nga emisioni “Stop” në bashkëpunim me ekspertë të Shoqatës “Media dhe Drejtësi” dhe pritet të publikohet në ditët në vijim.
Publikimi i këtij investigimi paralajmëron një tronditje të fortë publike pasi dyshimet flasin për një aferë seksuale të zhvilluar brenda vetë zyrave të KLP dhe përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj imazhit dhe rolit të këtij institucioni që duhet të garantojë ligjin dhe integritetin.
Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti se nuk kemi të bëjmë me një sjellje të izoluar në hapësira private por me dyshime për veprime të papërshtatshme në ambientet zyrtare të një strukture që mban përgjegjësi të lartë publike duke ngritur pikëpyetje serioze për standardet etike disiplinën dhe mekanizmat e kontrollit të brendshëm KLP?
Në këtë kontekst “KLP” perceptohet jo si garant i drejtësisë por si një institucion që nuk arrin të ruajë as rregullat më bazë brenda vetes ndërsa heshtja deri në këto momente vetëm sa e thellon krizën e besimit te KLP dhe shton dyshimet se kemi të bëjmë me një përpjekje për të minimizuar apo shmangur përgjegjësinë. Edhe pse media ka hedhur akuza KLP nuk ka reaguar dhe nuk është bërë asnjë dorheqje edhe pse janë kapur me Noc Rrokun në dorë.
Qytetarët presin përgjigje se si është e mundur që ambiente zyrtare të përdoren në mënyrë të tillë epshesh seksuale? Kush ka dijeni për këtë situatë? Çfarë masash konkrete do të merren ndaj çdo personi të përfshirë?
Ky rast nuk është thjesht një skandal i radhës por një provë serioze për vetë funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe për aftësinë e tyre për të reaguar ndaj abuzimeve brenda radhëve të tyre çdo vonesë çdo mungesë transparence dhe çdo përpjekje për të zbutur situatën vetëm sa e rëndon më tej imazhin e KLP dhe forcon perceptimin e një institucioni në krizë i cili në vend që të imponojë standarde dhe besim publik rrezikon të bëhet shembull i dështimit institucional.
Nëse KLP nuk reagon ndaj aferës së rëndë seksuale të dyshuar brenda zyrave të tij, atëherë nuk mund të quhet më Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por shndërrohet në Këshillin e Lartë të “noc rrokut”, një institucion në krizë besimi, ku heshtja dhe mosveprimi zëvendësojnë ligjin, transparencën dhe përgjegjësinë që çdo organ drejtësie duhet të garantojë.



