back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK zbërthen telefonët dhe laptopët/ GJKKO jep dritën jeshile për dosjen Balluku

SPAK zbërthen telefonët dhe laptopët/ GJKKO jep dritën jeshile për dosjen Balluku

Dhjetëra telefona, kompjutera dhe pajisje USB të sekuestruara nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e lidhur me Belinda Balluku do të hapen për analizim të plotë, me qëllim sigurimin e provave të reja.

Vendimi është marrë nga GJKKO, pas një kërkese të paraqitur nga prokurorët e çështjes, në zbatim të një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila detyron që ndërhyrja në korrespondencë të bëhet vetëm me autorizim gjyqësor.

Sipas burimeve, vendimi është firmosur nga gjyqtari Erion Çela dhe lidhet me materialet e sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera nga SPAK në muajt dhjetor dhe janar ndaj zyrtarëve dhe biznesmenëve.

Hetuesit kanë kërkuar leje për të zbërthyer të gjitha pajisjet elektronike të sekuestruara, të cilat u përkasin personave nën hetim, përfshirë ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, si dhe ish-administratorin e KESH, Erald Elezi, përveç disa biznesmenëve të përfshirë në hetim.

Raportohet se vetëm Gjylit i janë sekuestruar dy laptopë, një telefon dhe një USB, ndërsa edhe Elezit i janë marrë disa pajisje elektronike.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ky vendim nuk lidhet me pajisje të vetë Ballukut, pasi ndaj saj nuk është ushtruar kontroll personal për shkak të statusit të deputetes.

Hapja dhe analizimi i këtyre pajisjeve pritet të ndihmojë hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes dhe identifikimin e elementëve të mundshëm penalë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat