back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTabaku: Shtresa e mesme po goditet nga politika fiskale

Tabaku: Shtresa e mesme po goditet nga politika fiskale

Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke akuzuar qeverinë se ka ndërtuar dhe po mbron një sistem ekonomik të padrejtë, i cili, sipas saj, rëndon mbi shumicën e qytetarëve, veçanërisht mbi shtresën e mesme.

Sipas Tabakut, mazhoranca ka zgjedhur vazhdimisht të mbrojë një model që i shërben një pakice të privilegjuar dhe vetes, duke vendosur interesin e sistemit përpara atij të qytetarëve. “Sa herë që është dashur të zgjidhet mes qytetarëve dhe sistemit, është zgjedhur sistemi”, shprehet ajo.

Në reagimin e saj, deputetja thekson se politika fiskale aktuale mbitakson punën dhe prodhimin, duke goditur drejtpërdrejt shtresën e mesme, të cilën e cilëson si shtyllën kurrizore të ekonomisë. Ajo argumenton se ndërkohë që qytetarët që punojnë paguajnë gjithnjë e më shumë taksa, një pakicë përfiton lehtësira fiskale përmes ligjeve të posaçme.

Tabaku nënvizon se ky model ka deformuar ekonominë, duke ulur të ardhurat reale të familjeve shqiptare dhe duke rritur barrën fiskale. Sipas saj, fondet publike po orientohen drejt projekteve dhe koncesioneve që nuk sjellin vlerë të shtuar, por rrisin kostot për qytetarët.

Deputetja e lidh situatën ekonomike me nivelin e ulët të fuqisë blerëse në vend, duke theksuar se Shqipëria mbetet ndër vendet më të varfra në rajon për shkak të këtij modeli ekonomik. Ajo shton se korrupsioni dhe monopolet janë pasojë direkte e këtij sistemi, duke bërë që shumica e qytetarëve të përballen me taksa më të larta, çmime më të shtrenjta dhe më pak të ardhura.

Në përfundim, Tabaku thekson se ndryshimi i këtij modeli kërkon ndryshim politik, duke bërë thirrje për largimin e shumicës aktuale dhe ndërtimin e një qeverisjeje që vendos në qendër interesin e qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat