back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësia"21 Janari/ Nika akuza SPAK-ut: Nuk po thirren personat kyç në hetim

“21 Janari/ Nika akuza SPAK-ut: Nuk po thirren personat kyç në hetim

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Struktures se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku raportohet se ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Klodian Braho.

Pas daljes nga SPAK, ai dha një deklaratë për mediat, duke akuzuar se hetimet për çështjen janë zvarritur për vite me radhë.

“SPAK e ka në dorë hetimin, ne kemi vërejtjet tona. Kemi hyrë në vitin e 16 dhe kjo çështje është në sirtarët e drejtësisë. Duhet të përshpejtohen hetimet, të thirren të gjithë personat në dijeni, policia, Garda, Kryeministria etj.”, u shpreh ai.

Mark Nika theksoi se familja do të vijojë të kërkojë drejtësi për Aleks Nikën, duke e cilësuar ngjarjen si një krim shumë të rëndë.

“Marrim forcë nga gjaku i Aleksit, do ta ndjekim derisa të zbulohet e vërteta. Kemi kërkuar të merret në pyetje punonjësi i serverave IT dhe nuk është thirrur. Nuk e di përse, por për mua është e gabuar. Ne insistojmë të hetohet,” tha ai.

Sipas tij, gjatë takimit, prokurori Braho ka premtuar se do të merren masa për zbardhjen e çështjes.

“E kërkova vetë takimin sepse nuk na zë vendi. Kjo çështje duhet të ishte përfunduar. Është e papranueshme për ne dhe për të gjithë ata që duan drejtësi. Autorët do të zbulohen, janë të regjistruar në kasetë,” përfundoi Nika.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat