back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetAlarm nga Brukseli për çështjen Balluku/ SPAK vlerësohet, por reagimet nën vëzhgim

Alarm nga Brukseli për çështjen Balluku/ SPAK vlerësohet, por reagimet nën vëzhgim

Bashkimi Europian po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri lidhur me çështjen ndaj Belinda Balluku. Nga forumi “Politico”, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se Brukseli nuk po monitoron vetëm hetimin, por edhe reagimet që shoqërojnë këtë proces.

“Janë disa çështje, ju përmendët rastin e Ballukut, të cilat ne po i monitorojmë me vëmendje. Siç e dini Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po bën një punë të shkëlqyer në Shqipëri dhe është normale që të hetojë apo të gjejë shkelje. Një tjetër element për ne janë edhe reagimet”, u shpreh Kos.

Sipas saj, lufta kundër korrupsionit nuk lidhet vetëm me hetimet dhe legjislacionin, por edhe me mënyrën se si shoqëria e percepton këtë fenomen.

“Ti mund të kesh legjislacionin më të mirë, por nëse korrupsioni është i pranuar, atëherë shfaqet një problem tjetër. Vendet kandidate duhet të kalojnë edhe në një proces ndryshimi të mendësisë dhe kjo kërkon kohë”, tha ajo.

Ndërkohë, çështja ndaj Ballukut lidhet me hetimet e SPAK për dyshime mbi shkelje të barazisë në tendera, konkretisht për projektin e Tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe në Tiranë.

Deklaratat e Komisioneres vijnë në një moment kur lufta kundër korrupsionit mbetet një nga kushtet kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat