back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
spot_img
KreuShëndetiSkandal në QSUT/ Pas 20 prillit s’ka analiza për pacientët

Skandal në QSUT/ Pas 20 prillit s’ka analiza për pacientët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka pranuar se në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) mund të ketë ndërprerje të kryerjes së analizave për pacientët e shtruar pas datës 20 prill, për shkak të mungesës së fondeve.

Gjatë një deklarate publike, ministrja theksoi se institucionet janë duke mbledhur të gjitha të dhënat për situatën dhe se po punohet për një planifikim më të mirë të shërbimeve shëndetësore.

“Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjitha të dhënat dhe mbi bazën e tyre do të bëjmë planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti,” u shpreh Sala.

Ajo garantoi se, pavarësisht situatës së krijuar, autoritetet shëndetësore janë të angazhuara për të shmangur mungesat në shërbimet bazë dhe për të siguruar vijimësinë e analizave për pacientët.

Deklarata vjen në një kohë kur QSUT, si spitali më i madh në vend, përballet me sfida të vazhdueshme në menaxhimin e burimeve dhe rritjen e kërkesës për shërbime mjekësore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat