back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“Manipulim votash”?/ Kreu i "FBI-në shqiptare” përfundon në Gjykatë

“Manipulim votash”?/ Kreu i “FBI-në shqiptare” përfundon në Gjykatë

Gjykata Administrative e Tiranës ka shqyrtuar këtë të enjte kërkesën e efektivit të policisë Gentian Ndoi, i cili kundërshton përzgjedhjen e Joni Ketes në krye të Byroja Kombëtare e Hetimit.

Në padinë e depozituar, Ndoi kërkon shfuqizimin e raportit të Komisionit të Përzgjedhjes, përmes të cilit Keta u shpall fitues dhe u komandua në drejtimin e BKH-së. Sipas tij, vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin dhe nuk pasqyron saktë rezultatin e votimit.

Ndoi pretendon se ka marrë më shumë vota se Keta gjatë procesit të përzgjedhjes, duke e cilësuar si të padrejtë vendimin e Komisionit të Posaçëm që e shpalli këtë të fundit drejtues të institucionit. Në kërkesën e tij, ai kërkon gjithashtu që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të bëjë emërimin e tij në krye të BKH-së.

Po ashtu, paditësi kërkon që t’i njihet e drejta për pagesën e pagës si drejtues i BKH-së, duke filluar nga muaji dhjetor dhe në vijim, duke argumentuar se i takon ky pozicion.

Nga ana tjetër, më 9 dhjetor 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përmes Komisionit të Posaçëm të drejtuar nga Altin Dumani dhe me anëtarë Arben Kraja dhe Behar Dibra, vlerësoi Ketën si kandidatin më të përshtatshëm për drejtimin e BKH-së.

Vendimi u konfirmua më pas nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili me 11 vota pro dhe asnjë kundër miratoi emërimin e Ketës në krye të institucionit, i njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”.

Çështja tashmë mbetet në shqyrtim nga gjykata, e cila pritet të vendosë mbi ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes dhe pretendimet e ngritura nga paditësi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat