back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Non grata” e Berishës/ Blinken: Vendim i drejtë, qëndroj pas tij

“Non grata” e Berishës/ Blinken: Vendim i drejtë, qëndroj pas tij

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka riafirmuar qëndrimin e tij lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, duke theksuar se nuk ka asnjë dyshim për këtë vendim.

Gjatë një bashkëbisedimi në Harvard Institute of Politics, Blinken u pyet mbi vendimin e vitit 2021 të Departamentit Amerikan të Shtetit, një çështje që ka qenë shpesh në qendër të debatit politik në Shqipëri.

“Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak,” u shpreh Blinken para audiencës.

Pyetja iu drejtua nga një qytetar shqiptar, i cili përmendi edhe deklaratat e mëparshme të Blinken për kryeministrin Edi Rama dhe ngriti çështje mbi standardet e vlerësimit politik nga SHBA.

Në përgjigjen e tij, Blinken theksoi se vendimi për shpalljen “non grata” nuk lidhet me mangësi të administratës amerikane, por me vlerësimin ndaj figurës së Berishës.

“Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj,” deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Berisha e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë vendim, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të ndikuar, sipas tij, nga aktorë të caktuar ndërkombëtarë.

Deklarata e Blinken pritet të rikthejë sërish në vëmendje debatin politik në Shqipëri mbi vendimin e SHBA dhe pasojat e tij në skenën politike vendase.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat