back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 7 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëNdryshime në Burgje/ Zëvendësohet drejtori i Përgjithshëm

Ndryshime në Burgje/ Zëvendësohet drejtori i Përgjithshëm

Qeveria ka marrë vendim për ndryshime në drejtimin e Burgjeve, duke liruar nga detyra drejtorin e përgjithshëm Klevis Qose.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë. Qose e mbante këtë detyrë që nga viti 2024.

Në krye të institucionit është emëruar Adriatik Kupi, i cili do të marrë drejtimin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ky ndryshim vjen si pjesë e riorganizimeve të brendshme në administratë, ndërsa nuk janë bërë ende publike arsyet specifike të largimit të Qoses.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat