back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 3 Prill, 2026
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëYlli Shehu midis ligjit dhe besimit si shërbëtor i territorit dhe shpirtit...

Ylli Shehu midis ligjit dhe besimit si shërbëtor i territorit dhe shpirtit publik

Hysen Myzyri

Nëse do të bjerë rruga të shkosh në veri të Kukësit, aty ku peizazhi ngrihet me një madhështi të heshtur dhe ajri mbart një qetësi të lashtë, kurrë nuk duhet të humbasësh rastin për të shkuar në Teqenë e “Buzë Madhes”.

Sapo të shkelësh në këtë vend të shenjtë do të ndjesh një vatër të padukshme energjie shpirtërore. Teqeja e “Buzë Madhes” nuk është thjesht një vend pelegrinazhi për besimtarët bektashianë, ajo është një hapësirë ku njeriu duket sikur çlirohet për një çast nga pesha e vetes dhe afrohet me një version më të pastër të qenies së tij.

Me atë se çfarë ndjeva nga udhëtimi im në këtë vend të shenjtë, pothuaj të gjithë ata që e vizitojnë, shpesh nuk flasin vetëm për lutje apo ritual, por për një ndjesi të thellë qetësie që i pushton. Është një energji e butë, e heshtur, që nuk imponon, por të fton të qëndrosh aty dhe të mbërthen për mos u larguar kurrë më… Një lloj harmonie që të kujton se morali nuk është vetëm normë, por përjetim. Në këtë kuptim, teqeja jam i mendimit se nuk është vetëm një institucion fetar, ajo është një shkollë e padukshme e ndërgjegjes.

Për ata që kanë lindur në këtë trevë, kjo energji nuk është një përvojë e rastësishme, por një pjesë e brendshme e formimit të tyre. Është si një burim i fshehtë që rrjedh gjatë gjithë jetës, duke i orientuar drejt një etike të përmbajtur, ku forca nuk shfaqet si dominim, por si përulësi. Ata rriten me një ndjeshmëri më të madhe ndaj së drejtës dhe së gabuarës, jo thjesht si kategori juridike, por si përmasa të jetës së tyre shpirtërore.

Në këtë vend të bekuar të krijuar prej të parëve të tij ka lindur dhe është rritur Ylli Shehu, të cilin një padrejtësi ligjore realizuar ndaj meje, u bë shkak që ta njihja si funksionar publik në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Tiranën.

Në një kohë kur raporti midis shtetit dhe qytetarit shpesh perceptohet si një përplasje e ftohtë midis normës dhe interest për të qënë sa më i sinqertë në këtë perceptim, do desha të them se figura e Ylli Shehut si funksionar publik shfaqet si një ndërthurje e rrallë midis ligjit, etikës dhe një dimensioni më të thellë shpirtëror. Ai nuk është thjesht një funksionar publik në krye të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për Tiranën, por ai përfaqëson një model të atij shërbëtori modern që e kupton territorin jo vetëm si hapësirë fizike, por si një organizëm moral që kërkon rend, drejtësi dhe shumë kujdes.

Kjo vjen për çdo nëpunës dhe përfaqësues të sovranit të cilët shpesh për fat të keq i marrin shumë lehtë këto lloj pozicione duke kompromentuar rëndë figurën e përfaqësuesit publik. Personalisht, përherë kam qënë i mendimit se zgjedhja në këto vende të rëndësishme perpos rekuizitave ligjore të cilave i mëshohen sot, duhet të karakterizohen edhe nga një moral i lartë në themelin e të cilit të jetë kushti i shërbëtorit publik dhe jo ai i personit që kërkon të trashë qafën në kurriz të interest publik.

Në këtë pikë, figurën e Ylli Shehut do desha ta portretizoj me shumë vërtetësi si atë të një ndërmjetësi midis rendit dhe kaosit urban. Çdo ndërtim pa leje është, në njëfarë mënyre është një akt individual që sfidon kontratën sociale. Prishja sikurse konsiderohet nga indiferentët dhe nihilistët politikë nuk është thjesht një akt fizik, por do ta konsideroja si një rikthim simbolik i barazisë përpara ligjit.

Veprimtaria e tij në administratën shtetërore dhe e cilitdo që shërben në këtë mënyrë mund të lexohet si një vazhdimësi e kësaj etike dhe një përpjekje për ta përkthyer spiritualitetin në rend publik.

Jam i mendimit se fakti që ai ka qenë më parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë e pasuron më tej profilin e tij. Nga një pozicion ku prodhohet ligji, ai ka kaluar në një funksion ku zbatohet ligji, aty ku ky tranzicion është thelbësor dhe tregon një lëvizje nga abstraktja tek konkretja, nga ideja tek realiteti.

Në kuprimin më modest të fjalës, Ylli Shehu përfaqëson një figurë që ka kaluar në të dy dimensionet e shtetit, nga përfaqësues politik, në një administrator të rendit si zbatues i ligjit, që përballet çdo ditë me rezistencën reale të interesave individuale një dualizëm që e bën figurën e tij edhe më komplekse. Ndërhyrja e tij ndaj ndërtimeve pa leje shpesh është perceptuar nga publiku si akt i dhunshëm apo represiv, por në thelb është një provë e madhe për shtetin e së drejtës. Aty ku ligji zbatohet pa drejtësi, lind arbitrariteti, por aty ku drejtësia udhëheq ligjin, ndërhyrja bëhet akt i domosdoshëm për të mbrojtur interesin publik.

Për fat të keq ky proces, shpesh është i perceptuar nga publiku si akt i dhunshëm apo represiv, por duam apo nuk duam në thelb është një provë e madhe për shtetin e së drejtës. Sepse aty ku ligji zbatohet pa drejtësi, lind arbitrariteti dhe aty ku drejtësia udhëheq ligjin, ndërhyrja bëhet akt i domosdoshëm për të mbrojtur interesin publik.

Sikur gjithësecili do të lihej i lirë të ndërtonte në kokë të tij do të hynim në një epokë tribalizmi sikurse e provuam mbas viteve 90-të, prej së cilës do të na duhej shekuj që të shkëputeshim. Në këtë konteks të gjithë këta që “shkatërrojnë” nuk do t’i konsideroja si figura funksionarësh administrativë, por si si shërbëtorë publikë që të japin besim për një të ardhme jashtë kaosit dhe arbitraritetit.

Në një Shqipëri që ende kërkon ekuilibrin midis zhvillimit dhe rendit, figura të tilla përfaqësojnë jo vetëm institucione, por edhe shpresën për një shtet që aspiron të jetë i fortë, por edhe i drejtë.

Kur dikush që është rritur nën hijen e një teqeje të shenjtë, padyshim që është i mbrujtur me një moral të lartë si pasojë e të cilit sot vendos të mbrojë territorin nga kaosi urban. Duke e bërë këtë si dikush që ka dëgjuar mësimet e përulësisë, dhe merr vendime të vështira që prekin interesa të forta, si dikush që vjen nga një traditë e besimit, duke u përpjekur kështu që të ndërtojë një formë besimi të ri, atë të besimit tek shteti dhe tek drejtësia.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat