back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 10 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaTensionet me Iranin/ Trump lëviz Vance drejt një misioni diplomatik

Tensionet me Iranin/ Trump lëviz Vance drejt një misioni diplomatik

Donald Trump i ka kërkuar zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance, të shqyrtojë mënyra për të nxjerrë vendin nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, raportojnë burime të ndryshme.

JD Vance, i cili këtë të premte pritet të udhëtojë drejt Islamabadit, konsiderohet brenda rrethit të ngushtë të Trump si një nga zërat më të rezervuar ndaj ndërhyrjeve ushtarake dhe luftës së hapur me Iranin. Ai ka shprehur vazhdimisht skepticizëm për angazhimet ushtarake jashtë vendit dhe rreziqet e përfshirjes në një konflikt të zgjatur.

Vizita e tij zhvillohet në një moment tensioni, ku armëpushimi i përkohshëm mes palëve shihet si i brishtë, ndërsa dallimet mes kërkesave të Iranit dhe qëndrimeve të SHBA-së dhe Izraelit mbeten të thella dhe të vështira për t’u kapërcyer.

Sipas burimeve, Vance do të shoqërohet në këtë udhëtim nga i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, si dhe Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, të cilët më herët kanë marrë pjesë në bisedime indirekte me palën iraniane mbi çështjet bërthamore, raketore dhe rolin e grupeve të mbështetura nga Teherani në Lindjen e Mesme.

Këto përpjekje diplomatike vijnë pas një periudhe tensionesh të shtuara në rajon dhe rifillimi të konfliktit më 28 shkurt, pas dështimit të negociatave të mëparshme.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje të hollësishme mbi formatin e takimeve dhe as mbi pritshmëritë konkrete nga kjo vizitë, duke lënë të paqartë hapat e ardhshëm në përpjekjet për deeskalim të situatës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat