back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetSkandali i AKSHI-t prek KPP-në/ Kreshnik Tërnova paraqitet në GJKKO

Skandali i AKSHI-t prek KPP-në/ Kreshnik Tërnova paraqitet në GJKKO

Anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Kreshnik Tërnova, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Emri i Tërnovës është përmendur në hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi dyshohet për lidhje të drejtpërdrejta me biznesmenin Ermal Beqiri.

Beqiri është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve që lidhen me skandalin e AKSHI-t.

Nga pamjet e siguruara, Tërnova shihet teksa del nga ambientet e SPAK dhe më pas i drejtohet i vetëm GJKKO-së, ku është zhvilluar seanca gjyqësore.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi objektin e seancës apo masat që mund të jenë kërkuar nga organi i akuzës. Hetimet për çështjen vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat