back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Vrasje për Kryeministrin?"/ Berisha: Rama u akuzua në sallën e gjyqit nën...

“Vrasje për Kryeministrin?”/ Berisha: Rama u akuzua në sallën e gjyqit nën betim se ka porositur krimin

Kreu i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me ngjarje kriminale dhe duke pretenduar se ka urdhëruar vrasje.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se Rama po mbahet larg interpelancave parlamentare dhe po mbrohet nga mazhoranca. Sipas tij, mungesa e kryeministrit në seancat ku kërkohet llogaridhënie është e pajustifikuar.

Në një moment të tensionuar të seancës, Berisha u përfshi në debat me Niko Peleshi dhe nuk pranoi të lirojë foltoren, duke vijuar me akuzat e tij.

Ai pretendoi se disa ditë më parë, gjatë një seance gjyqësore, është dhënë një dëshmi nën betim që implikon Ramën në urdhërimin e një vrasjeje. “Tre ditë më parë e akuzuan në sallën e gjyqit ndër betim se ka porositur vrasje”, u shpreh Berisha, duke kërkuar reagim nga deputetët e mazhorancës.

Berisha ngriti gjithashtu pyetje mbi zbatimin e ligjit për konfliktin e interesit dhe kërkoi që të bëhen publike detaje mbi një ish-ministër të Brendshëm që, sipas tij, lidhet me të njëjtën çështje.

Deklaratat e forta të Berishës kanë shtuar tensionet politike në Kuvend, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga kryeministri Rama lidhur me këto akuza.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat