back to top
26.5 C
Tirana
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSeanca ndaj Veliajt në GJKKO/ Altin Dumani: Rrezikohen dëshmitarët

Seanca ndaj Veliajt në GJKKO/ Altin Dumani: Rrezikohen dëshmitarët

GJKKO po zhvillohet me dyer të mbyllura seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pavarësisht kërkesës së tij për transmetim live të procesit gjyqësor.

Gjatë seancës janë zbardhur disa nga diskutimet dhe debatet mes palëve, ku është marrë edhe vendimi për të mos lejuar transmetimin publik të seancës.

Sipas ish-kryeprokurorit Altin Dumani, kërkesa për transmetim live nuk është pranuar për shkak të nevojës për mbrojtjen e procesit dhe të personave të përfshirë në të.

“Ne si organ akuze nuk kemi problem, por transmetimi live mund të shqetësojë procesin. Në çështjet penale ku ka dëshmitarë, veçanërisht bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk lejohet transmetimi live. Kjo nuk ndodh as në rajon, as në Evropë dhe as në gjykatat federale në SHBA,” u shpreh Altin Dumani.

Ai shtoi se mund të lejohen vetëm pamje filmike të kufizuara, por jo ekspozimi i dëshmitarëve apo bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Gjatë seancës ka pasur edhe debate mes prokurorit Ols Dado dhe avokatit Plarent Ndreca, ku tensionet kanë qenë të dukshme në sallë.

“Pse vetëm ti do të flasësh? Prit, se ka kërkuar fjalën prokurori,” është shprehur Ols Dado gjatë debatit.

Ndërkohë, Altin Dumani ka deklaruar gjithashtu se procesi ka hyrë në fazë të avancuar dhe se sipas tij, avokatët e Veliajt kanë paraqitur kërkesa të përsëritura që synojnë zgjatjen e gjykimit.

“Kemi dy muaj që kemi kaluar në themel dhe vijojmë me seancat paraprake. Kërkesat e përsëritura, sipas vlerësimit tonë, janë me qëllim zgjatjen e shqyrtimit gjyqësor,” u shpreh ai.

Seanca ndaj Erion Veliaj pritet të vijojë në ditët në vijim, ndërsa procesi mbetet nën masa të rrepta sigurie dhe pa akses për publikun.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat