back to top
22.5 C
Tirana
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Më përjashto, nuk do hesht”/ Spiropali sfidon Ramën

“Më përjashto, nuk do hesht”/ Spiropali sfidon Ramën

Deputetja e Partia Socialiste, Elisa Spiropali, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me një reagim të gjatë në rrjete sociale, pas paralajmërimit të tij për përjashtim nga grupi parlamentar nëse vijon me statuset kritike publike.

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist, Rama e paralajmëroi Spiropalin se mund të përjashtohej nëse vijonte me deklarata kritike online, duke mos i dhënë gjithashtu mundësi replikimi gjatë diskutimit.

Në reagimin e saj publik, Spiropali shprehet se “debati i brendshëm nuk duhet të shndërrohet në spektakël ndëshkues”, duke shtuar se një qasje e tillë sipas saj krijon “frikë nga mospajtimi”.

“Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim. Nëse qëndrimi im konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë më përjashto,” shkruan ajo.

Deputetja thekson se nuk ka sulmuar Partinë Socialiste, por ka kritikuar modele funksionimi brenda saj dhe raportin mes partisë, shtetit dhe administratës.

Ajo ngre shqetësimin për atë që e cilëson si rrezik të “personalizimit të pushtetit” dhe “zëvendësimit të politikës me administrim”, duke kërkuar më shumë garë, meritë dhe ndarje të qartë mes strukturave shtetërore dhe politike.

Sipas Spiropalit, kritika nuk duhet të konsiderohet devijim, por pjesë e funksionimit demokratik të një partie politike.

“Nëse kërkesa për garë, meritë dhe vetëkufizim të pushtetit konsiderohet faj, atëherë më përjashto,” vijon ajo në reagim.

Në deklaratë, ajo thekson gjithashtu se mospajtimi politik nuk përbën mungesë besnikërie, por një formë të saj, duke shtuar se heshtja e detyruar rrezikon të krijojë një kulturë frike brenda partisë.

Reagimi i Spiropalit vjen pas tensioneve të brendshme në grupin parlamentar socialist, ku debatet për qëndrimet publike të deputetëve janë bërë më të shpeshta kohët e fundit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat