back to top
23.5 C
Tirana
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetPeticion kundër shkarkimit të Denion Mejdanit

Peticion kundër shkarkimit të Denion Mejdanit

Studentë dhe qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë dorëzuar këtë të premte një peticion në Ministrine për Europën dhe Punët e Jashtme kundër shkarkimit të ambasadorit shqiptar në RMV, Denion Mejdani.

Sipas gazetarit të “Macedonia Press” dhe një prej nismëtarëve të peticionit, Nevrij Ademi, në peticionin fizik janë mbledhur rreth 2 mijë firma.

Ky është peticioni i dytë i dorëzuar në Ministri, pasi disa ditë më parë ishte dorëzuar edhe një peticion online me mbi 3 mijë firma në mbështetje të ambasadorit Meidani.

Studentët kanë kërkuar gjithashtu një takim me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, por sipas kabinetit të ministrisë, ai ndodhej në një udhëtim zyrtar.

“Kemi pasur një ambasador që është kujdesur për shqiptarët në RMV dhe të bësh këtë, në këtë moment kur studentët janë çuar në këmbë… paramendoni se sa goditje është për studentët”, u shpreh Ademi.

Sipas tij, ambasadori Meidani nuk kishte dijeni për organizimin e peticionit dhe mësoi për të vetëm përmes publikimeve në rrjetet sociale.

Ndërkohë, mbetet ende pa një reagim zyrtar çështja e kërkesës për zhvillimin e provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat