back to top
23.5 C
Tirana
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetPërplasja Balla-Curri/ Kreu i grupit të PS mohon “dhomën sekrete” me Bardhin

Përplasja Balla-Curri/ Kreu i grupit të PS mohon “dhomën sekrete” me Bardhin

Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të gazetarit Arjan Curri, të bëra një natë më parë në emisionin Top Story, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe dezinformuese.

Gjatë debatit televiziv, Curri pretendoi se Balla dhe Gazment Bardhi zhvillojnë takime në një “dhomë sekrete” në Parlament, ku sipas tij bëhen marrëveshje të fshehta politike.

“Unë kam folur për një dhomë sekrete në Parlament, ku herë pas here futen Taulant Balla me Gazment Bardhin, kur nuk flasin dot në telefon, dhe aty bëjnë marrëveshjet e errëta, të cilat janë kundër interesit publik dhe shqiptarëve”, deklaroi Curri në Top Channel.

Pas kësaj deklarate, Balla reagoi përmes një postimi në Facebook, ku ironizoi komentet e gazetarit dhe i cilësoi si “sajesa nga kolltuku”.

“Shushunjat e darkës, kur nuk ka sherr në Kuvend, ngelen pa pickuar, ndërsa dakordësinë për hir të interesit të Shqipërisë e quajnë tradhti”, shkruan Balla.

Në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar socialist u bëri thirrje qytetarëve të mos dezinformohen nga komentet televizive, por të besojnë raportimet e gazetarëve të terrenit.

“Prandaj rekomandohet të mos dezinformoheni nga kolltukofagët e banaqeve të darkës. Besojuni raportimeve të gazetarëve”, përfundon reagimi i Ballës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat