back to top
27.5 C
Tirana
E enjte, 28 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaAlarmi i mjerimit në Shqipëri/ Mbi 245 mijë shqiptarë në varfëri ekstreme

Alarmi i mjerimit në Shqipëri/ Mbi 245 mijë shqiptarë në varfëri ekstreme

Mbi 10% e popullsisë që jeton në Shqipëri përballet me vështirësi shumë të mëdha për të siguruar jetesën e përditshme, sipas të dhënave më ë fundit të INSTAT, të rishikuara mbi bazën e Censit të Popullsisë 2023.

Sipas Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, përqindja e familjeve që deklarojnë se e sigurojnë jetesën “me shumë vështirësi” ka rënë nga 18% në vitin 2021 në 10.2% në vitin 2024. Megjithatë, ky përmirësim statistikor lidhet kryesisht me rikalibrimin e të dhënave sipas strukturës së re demografike dhe jo domosdoshmërisht me rritjen e mirëqenies ekonomike.

Të dhënat tregojnë se aktualisht rreth 245,015 individë në Shqipëri jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme. Treguesi është përllogaritur mbi bazën e vetëdeklarimit dhe perceptimit të qytetarëve për nivelin e të ardhurave dhe përballimin e jetesës.

Familjet që përfshihen në këtë kategori përballen çdo ditë me privime të thella materiale dhe pamundësi për të mbuluar edhe shpenzimet më minimale të papritura, si emergjencat shëndetësore apo riparimet bazike në banesë, për shkak të mungesës totale të kursimeve.

Sipas të dhënave, këto familje hasin vështirësi të vazhdueshme në pagimin e faturave të energjisë elektrike, ujit apo qirasë, duke jetuar nën presionin e përhershëm të ndërprerjes së shërbimeve bazë për shkak të detyrimeve të pashlyera.

Varfëria prek drejtpërdrejt edhe cilësinë e ushqyerjes dhe shëndetit. Shumë familje nuk arrijnë të sigurojnë një vakt të plotë me mish, peshk apo produkte ekuivalente të paktën një herë në dy ditë, ndërsa gjatë dimrit përballen me pamundësinë për të ngrohur banesën në mënyrë të mjaftueshme.

Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e kësaj shtrese sociale nuk arrin të zëvendësojë apo të blejë pajisje elektro-shtëpiake bazike si frigoriferë apo lavatriçe funksionale.

Ekspertët vlerësojnë se mbi 245 mijë shqiptarët që jetojnë në varfëri ekstreme kanë nevojë për politika të targetuara sociale dhe mbështetje specifike, pasi kjo kategori mbetet më pak e aftë të përfitojë nga rritja e përgjithshme ekonomike e vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat