KreuAktualitetKronikëTragjedia në aksin Elbasan-Librazhd/ Petri Bozo mbetet në qeli

Tragjedia në aksin Elbasan-Librazhd/ Petri Bozo mbetet në qeli

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për regjisorin Petri Bozo, i cili akuzohet për aksidentin tragjik ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar në aksin nacional Elbasan–Librazhd.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 25 majit, kur i mituri po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.

Sipas deklarimeve të dhëna në polici, Bozo ka pretenduar se nuk e kishte vënë re fëmijën, edhe pse po lëvizte me shpejtësi të ulët. Ai ka pohuar gjithashtu se pak çaste para aksidentit kishte përshëndetur një efektiv policie që ndodhej në zonë.

Përplasja rezultoi fatale për 7-vjeçarin, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë nga autoritetet kompetente.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat