KreuOpinion dhe Analizë"The Tirana Examiner"/ "Si u organizua sulmi me review të rreme që...

“The Tirana Examiner”/ “Si u organizua sulmi me review të rreme që synoi turizmin shqiptar”

Një artikull i publikuar nga The Tirana Examiner e cilëson fushatën e koordinuar me vlerësime negative ndaj bizneseve shqiptare të turizmit si një agresion ekonomik ndaj një prej sektorëve më të rëndësishëm të vendit. Artikulli është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e konsideroi ngjarjen një “terror digjital” të organizuar në kulmin e sezonit turistik.

Sipas analizës së autorit Bekim Besimi, mes datave 6 dhe 10 korrik, dhjetëra hotele, restorante dhe biznese të mikpritjes u përballën me mijëra komente dhe review të rreme në Google, duke ulur ndjeshëm vlerësimet e tyre. Në disa raste, bizneset panë që nota e tyre të binte nga 4.8 në 2.3 brenda pak ditësh.

Artikulli thekson se objektivi kryesor i sulmit nuk ishte vetëm reputacioni i bizneseve individuale, por besimi i turistëve të huaj, të cilët mbështeten te vlerësimet online për të zgjedhur destinacionet ku do të qëndrojnë. Sipas autorit, për një vend si Shqipëria, që po ndërton ende markën e tij turistike, një sulm i tillë mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta ekonomike.

Në analizë përmenden edhe të dhënat e INSTAT-it, sipas të cilave Shqipëria regjistroi 12.47 milionë hyrje të vizitorëve të huaj gjatë vitit 2025, ndërsa pesëmujori i parë i vitit 2026 shënoi një rritje prej 8.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas artikullit, Policia e Shtetit po verifikon mbi 10 mijë llogari të dyshuara, ndërsa Google ka nisur heqjen e review-ve të rreme dhe rikthimin e vlerësimeve reale të bizneseve të prekura. Autori argumenton se dëmi më i madh mbetet ai i rezervimeve të humbura gjatë ditëve kur bizneset u shfaqën me vlerësime të ulëta, një ndikim që është i vështirë të matet, por që prek të gjithë sektorin e turizmit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat