KreuAktualitetPolitikaIlirjana Kuçana thirrje Flamur Nokës/ "Tërhiqu dhe hap rrugë figurave të reja...

Ilirjana Kuçana thirrje Flamur Nokës/ “Tërhiqu dhe hap rrugë figurave të reja në PD”

Ish-kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Ilirjana Kuçana, ka kërkuar rinovimin e strukturave drejtuese të selisë blu, duke u bërë thirrje figurave aktuale t’u hapin rrugë emrave të rinj.

Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, Kuçana u ndal te gara për postet drejtuese në Partinë Demokratike dhe i bëri thirrje sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, që të tërhiqet nga rikandidimi për një mandat të dytë.

Sipas saj, procesi i ripërtëritjes së Partisë Demokratike duhet të shoqërohet me promovimin e figurave të reja, të cilat nuk kanë mbajtur më parë poste të larta drejtuese në parti.

“Tashmë është momenti që zoti Noka të hapë vetë krahun, ashtu siç bëri zoti Paloka, dhe të thotë: ‘Duhet t’i hapim rrugë dikujt që nuk është provuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, për të përmbushur atë mesazh të fortë që duam të përcjellim tek demokratët dhe tek shqiptarët: ripërtëritjen’”, u shpreh Kuçana.

Ajo vlerësoi vendimin e Edi Palokës për të mos kandiduar, duke e cilësuar atë si një shembull që duhet ndjekur nga drejtuesit e tjerë të partisë.

Sipas Kuçanës, Partia Demokratike ka në gjirin e saj figura me integritet, përvojë politike dhe angazhim të gjatë, të cilat janë të gatshme të marrin përgjegjësi të reja në drejtimin e forcës politike.

“Ka njerëz plot me fibër politike, me integritet, njerëz të cilët e njohin dhe e duan Partinë Demokratike. Ky është momenti që zoti Noka të dalë dhe të tërhiqet vetë nga gara”, deklaroi ajo.

Ilirjana Kuçana, e cila është pedagoge, anëtare e Partisë Demokratike dhe drejtuese e strukturave të saj, theksoi se rinovimi i partisë duhet të jetë një proces real dhe i dukshëm, me përfaqësim të figurave të reja që mund të rikthejnë besimin e demokratëve dhe të elektoratit shqiptar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat