KreuAktualitetPolitikaVideo-Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit/ Përplasje për shkrirjen e bashkisë

Video-Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit/ Përplasje për shkrirjen e bashkisë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Maliqit është shoqëruar sot me tensione, ndërsa në rend të ditës ishte draftligji i qeverisë për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Korçën.

Sipas burimeve për mediat, këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që Këshilli Bashkiak të shprehej menjëherë kundër draftit të qeverisë. Ndërkohë, këshilltarët e shumicës socialiste kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me përmbajtjen e dokumentit, duke argumentuar se nuk ishin ende të qartë për të gjitha detajet e tij.

Kërkesa për shtyrjen e diskutimit dhe mbylljen e mbledhjes është kundërshtuar nga të pranishmit. Situata është tensionuar, ndërsa disa prej tyre kanë goditur tavolinat me duar dhe kanë kërkuar që mbledhja të vijonte.

Momenti më i tensionuar ka qenë përplasja me kryetarin e Këshillit Bashkiak. Një i moshuar, i cili mbante një bastun, është afruar pranë tij dhe e ka shtyrë, duke i kërkuar me tone të larta që të ulej në vend.

Përplasjet kanë vijuar për shkak të qëndrimeve të ndryshme mbi draftligjin që parashikon ndryshimin e statusit të Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Korçën.

Debati për riorganizimin territorial ka shkaktuar reagime edhe në komunitetin lokal, ndërsa këshilltarët e opozitës kërkojnë një qëndrim të qartë kundër nismës së qeverisë dhe shumica socialiste kërkon kohë për shqyrtimin e dokumentit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat