KreuDrejtësiaGara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Sherr dhe inate në KLP, dështon procesi

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Sherr dhe inate në KLP, dështon procesi

Një situatë e pazakontë është krijuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në një kohë kur vijon procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

KLP është mbledhur sërish këtë të enjte, ndërsa në tryezën e anëtarëve janë disa kërkesa për përjashtim, të cilat kanë sjellë një zinxhir përplasjesh procedurale brenda institucionit.

Sipas raportimit të gazetares, Anila Hoxha, gjithçka nisi në mbledhjen e kaluar, kur kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Ylli Pjeternikaj, kërkoi përjashtimin e anëtarit të KLP-së, Vat Staka, nga procedura.

Pas kësaj kërkese, situata u përshkallëzua me kërkesa të tjera për përjashtim. Vate Staka kërkoi përjashtimin e Zeqir Hodës, ndërsa Hoda kërkoi përjashtimin e Sokol Stojanit.

Radhën e pati Sokol Stojani, i cili kërkoi përjashtimin e kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani.

Në kërkesën e tij, Stojani ngre pretendime lidhur me paanshmërinë e kryetares së Këshillit dhe kërkon që Bogdani të mos përfshihet në drejtimin, shqyrtimin, diskutimin apo votimin e kërkesave për përjashtim.

Në këtë mënyrë, procesi për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është shoqëruar me një situatë të veçantë brenda KLP-së, ku kërkesat për përjashtim janë pasuar njëra pas tjetrës.

Konkretisht, zinxhiri nis nga Ylli Pjeternikaji cili kërkoi përjashtimin e Vat Stakës. Ky i fundit kërkoi përjashtimin e Zeqir Hodës, i cili edhe ky kërkoi përjashtimin e Sokol Stojanit, ndërsa Stojani kërkoi përjashtimin e kryetares Mirela Bogdani.

Mbetet për t’u parë se si do të shqyrtohen këto kërkesa dhe nëse ato do të ndikojnë në vijimin e procedurës për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat