KreuAktualitetKronikë6 celularë të sekuestruar në burg/ Reagojnë avokatët e Veliajt

6 celularë të sekuestruar në burg/ Reagojnë avokatët e Veliajt

Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt kanë reaguar pas lajmit për gjetjen dhe sekuestrimin e disa telefonave celularë në IEVP Durrës, ku ndodhet edhe kryebashkiaku i Tiranës.

Ata deklarojnë se asnjë prej gjashtë aparateve të gjetura gjatë kontrollit nuk i përket Veliajt dhe se asnjë prej tyre nuk është gjetur në dhomën apo në sendet personale të tij.

“Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media për gjetjen e pesë aparateve celularë gjatë një kontrolli në IEVP Durrës, ku ndodhet edhe z. Erion Veliaj, sqarojmë se asnjë prej aparateve celularë të gjetur nuk i përket z. Veliaj dhe asnjë prej tyre nuk është gjetur në dhomën, posedimin apo sendet e tij personale.

Për rrjedhojë, çdo informacion apo insinuatë që mund ta lidhë z. Veliaj me aparatet e gjetura është i pavërtetë dhe i pabazuar në fakte”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve ligjorë.

Gjashtë telefonat janë gjetur gjatë një kontrolli të kryer në ambientet e institucionit. Sipas të dhënave, pesë prej tyre kanë qenë të ndezur, ndërsa një tjetër ka qenë i fikur.

Pajisjet janë gjetur në ambientet e përbashkëta të burgut, në zonën e palestrës.

Përfaqësuesit e Veliajt kanë theksuar se nuk ka asnjë lidhje mes kryebashkiakut dhe aparateve të gjetura.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat