Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt kanë reaguar pas lajmit për gjetjen dhe sekuestrimin e disa telefonave celularë në IEVP Durrës, ku ndodhet edhe kryebashkiaku i Tiranës.
Ata deklarojnë se asnjë prej gjashtë aparateve të gjetura gjatë kontrollit nuk i përket Veliajt dhe se asnjë prej tyre nuk është gjetur në dhomën apo në sendet personale të tij.
“Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media për gjetjen e pesë aparateve celularë gjatë një kontrolli në IEVP Durrës, ku ndodhet edhe z. Erion Veliaj, sqarojmë se asnjë prej aparateve celularë të gjetur nuk i përket z. Veliaj dhe asnjë prej tyre nuk është gjetur në dhomën, posedimin apo sendet e tij personale.
Për rrjedhojë, çdo informacion apo insinuatë që mund ta lidhë z. Veliaj me aparatet e gjetura është i pavërtetë dhe i pabazuar në fakte”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve ligjorë.
Gjashtë telefonat janë gjetur gjatë një kontrolli të kryer në ambientet e institucionit. Sipas të dhënave, pesë prej tyre kanë qenë të ndezur, ndërsa një tjetër ka qenë i fikur.
Pajisjet janë gjetur në ambientet e përbashkëta të burgut, në zonën e palestrës.
Përfaqësuesit e Veliajt kanë theksuar se nuk ka asnjë lidhje mes kryebashkiakut dhe aparateve të gjetura.



