Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me marrëdhëniet e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, me biznesmenin Ron Yeffet dhe sipërmarrësin Ergys Agasi.
Në një dalje për mediat, Berisha tha se Hyseni, e pyetur për marrëdhëniet me Agasin, ka mohuar të ketë pasur ndonjë lidhje të veçantë me të. Sipas Berishës, ajo ka deklaruar se bashkëjetonte me Ron Yeffet.
Berisha tha se fillimisht e kishte konsideruar këtë deklaratë si një shaka, por më pas, sipas tij, kishte marrë informacion nga burime që i cilësoi të besueshme.
Kreu i PD-së pretendoi se kjo situatë nënkupton një “kontroll të dyfishtë” të SHISH-it, duke iu referuar Agasit dhe Yeffet.
“Vlora Hyseni, e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të veçantë me të. Ajo ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet. Në një anë Agasi, në një anë Yeffet. Kur e dëgjova këtë fjalë, mendova se ishte shpoti për lubinë, por burime të besueshme më thanë mua se ajo ka shprehur një të vërtetë. Ndaj SHISH ishte vënë në kontroll të dyfishtë, të Agasit dhe Yeffet”, tha Berisha.
Ai e cilësoi situatën si një “skemë mafioze”, ndërsa ngriti akuza edhe për interesat e Yeffet në gazin e Delvinës.
“Është faktuar me regjistrime, përpjekja mafioze e Yeffet për të shtrirë dorën te gazi i Delvinës. Këto janë porosi dhe bashkërendim me Edi Ramën”, deklaroi Berisha.



