KreuAktualitetPolitikaBerisha thirrje për bojkot masiv të shkollave

Berisha thirrje për bojkot masiv të shkollave

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje studentëve, maturantëve dhe nxënësve në të gjithë vendin të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në një konferencë për shtyp, Berisha e cilësoi protestën si një “revoltë çlirimtare” dhe u bëri thirrje të rinjve të ngrihen për të mbrojtur të ardhmen e tyre dhe të familjeve.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për situatën në vend, duke e lidhur atë me varfërinë, emigracionin dhe dhunën gjatë protestave.

“Duke përshëndetur me përzemërsi këtë revoltë çlirimtare për shqiptarët, dënuar me forcën më të madhe dhunën, terrorin, egërsinë shtazarake të narkobanditëve të urdhëruar nga Edi Rama, u bëj thirrje të gjithë nxënësve, maturantëve në mbarë Shqipërinë të bojkotojnë mësimet, shkollën, për të shpëtuar ëndrrën e tyre, për të shpëtuar të ardhmen e tyre dhe të familjeve, shoqërisë dhe vendit”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së u bëri thirrje edhe pedagogëve që të bashkohen me studentët dhe nxënësit, duke theksuar se, sipas tij, misioni i tyre është të qëndrojnë pranë të rinjve në çdo rrethanë.

“Mësimi i parë, neni i parë i misionit të tyre është që ata, në çdo rrethanë, duhet të jenë me nxënësit dhe studentët e tyre”, u shpreh ai.

Berisha paralajmëroi gjithashtu se, sipas tij, nuk do të mbeten pa pasoja tentativat për të kërcënuar studentët dhe nxënësit që marrin pjesë në protestë.

Në fund, kreu i opozitës u bëri thirrje edhe biznesmenëve që t’i bashkohen protestuesve, duke i kërkuar të mos bëhen pjesë e asaj që ai e cilësoi si “narkopropagandë”.

Thirrja e Berishës për bojkotimin e mësimit vjen në një klimë protestash kundër qeverisë, ndërsa opozita kërkon mobilizimin e qytetarëve dhe të grupeve të ndryshme shoqërore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat