Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Komandanti i forcave të rendit në Policinë e Shkodrës, Fasli Rama, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u godit me gur në kokë gjatë përplasjes mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Sipas informacionit paraprak, Rama ka marrë një dëmtim të rëndë në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar, pasi dyshohet se i rrezikohet jeta.
Ngjarja ndodhi përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku gjatë përplasjeve me protestuesit, komandanti u godit me gur në kokë.
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe gjendja e tij shëndetësore pritet të konfirmohen nga burime zyrtare.



