Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Dorjan Buraku, i riu që takoi kryeministrin Edi Rama në një kohë kur të rinj dhe studentë të tjerë kanë dalë në protesta, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen për pritjen nga kreu i qeverisë.
Në një postim, Buraku falënderon Ramën për mundësinë që i dha për të realizuar një dëshirë personale, pa dhënë detaje të tjera mbi arsyen e takimit apo përmbajtjen e bisedës mes tyre.
“Dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin Edi Rama, i cili më priti dhe më dha mundësinë të realizoja një dëshirë timen personale”, shkruan ai.
Buraku e cilëson takimin si të veçantë për të, duke thënë se do ta kujtojë me respekt. Sipas tij, edhe një takim i thjeshtë mund të ketë vlerë të madhe për një person, veçanërisht kur bëhet fjalë për një dëshirë të mbajtur prej kohësh.
Takimi i Burakut me kryeministrin dhe reagimi i tij publik kanë vënë në dukje një tjetër mënyrë të afrimit me kreun e qeverisë, atë të kontaktit të drejtpërdrejtë.
Megjithatë, në reagimin e publikuar, Buraku nuk sqaron nëse takimi kishte edhe një përmbajtje politike apo lidhej vetëm me dëshirën e tij personale, siç shprehet në postim.



