KreuAktualitetKronikë10 mijë paund në GoFundM dhe hiqej si gazetar/ Kush është Ari...

10 mijë paund në GoFundM dhe hiqej si gazetar/ Kush është Ari Shady?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Arjan Koçi, i njohur në Instagram me emrin “Ari Shady”, është proceduar penalisht nga Policia, pasi dyshohet se ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit përmes rrjeteve sociale.

Sipas njoftimit të Policisë, 34-vjeçari është referuar për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”. Hetimet lidhen me përmbajtjet që ai dyshohet se ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku ndiqet nga rreth 77 mijë persona.

Fushata në GoFundMe, mbi 10 mijë paund të mbledhura

Krahas postimeve në rrjetet sociale, në vëmendje është edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve që Koçi ka hapur në platformën GoFundMe. Sipas të dhënave të bëra publike për këtë fushatë, ai ka mbledhur pak më shumë se 10 mijë paund.

Në përshkrimin e fushatës thuhet se paratë synojnë të mbështesin protestën. Sipas Policisë, megjithatë, 34-vjeçari dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke pretenduar se jeta e tij ishte në rrezik, me qëllim mbledhjen e fondeve.

Ky pretendim është pjesë e dyshimeve të ngritura nga Policia dhe duhet të vlerësohet nga organet kompetente. Procedimi penal nuk përbën në vetvete provë fajësie.

Policia i gjen një bexh me të cilin prezantohej si gazetar

Një tjetër element i përmendur në njoftimin zyrtar lidhet me një dokument identifikimi, të përshkruar si bexh, që shërbimet e Policisë i kanë gjetur gjatë kontrollit të Koçit.

Sipas Policisë, me këtë dokument ai prezantohej si gazetar, me qëllim shmangien e kufizimeve dhe shoqërimit nga efektivët. Dokumenti është sekuestruar si provë materiale.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije:

“A. K., 34 vjeç, për veprën penale ‘Thirrjet publike për veprime të dhunshme’, pasi në Instagram ka bërë thirrje për kryerjen e veprimeve të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta, ka hapur një llogari në ‘GoFundMe’, për të mbledhur fonde”.

Më tej, Policia sqaron se gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar dokumenti me të cilin ai prezantohej si gazetar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat