KreuAktualitetPolitikaDroni që goditi korvetën ruse/ Diplomacia shqiptare mohon nisjen nga Shqipëria

Droni që goditi korvetën ruse/ Diplomacia shqiptare mohon nisjen nga Shqipëria

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka mohuar kategorikisht raportimet se sulmi me dron detar ndaj një korvete ruse është nisur nga territori shqiptar, duke i cilësuar pretendimet si të pasakta dhe të pambështetura në prova të verifikueshme.

Në një reagim zyrtar, diplomacia shqiptare thekson se Shqipëria nuk ka pasur asnjë përfshirje në incident dhe se territori i saj nuk është përdorur, apo vënë në dispozicion, për nisjen ose lehtësimin e sulmit ndaj anijes ushtarake ruse.

“Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Institucioni i ka hedhur poshtë akuzat, duke vënë në pikëpyetje bazën mbi të cilën janë publikuar këto raportime, ndërsa u ka kërkuar autorëve të tyre të korrigjojnë informacionin.

Ministria ka apeluar gjithashtu për më shumë kujdes, saktësi dhe përgjegjshmëri në raportimin e çështjeve që lidhen me zhvillime të ndjeshme ndërkombëtare, të cilat mund të kenë ndikim në marrëdhëniet dhe sigurinë mes shteteve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat