KreuDrejtësiaDosja "Partizani"/ Gjykata e Lartë nuk i liron pasuritë çiftit Malltezi

Dosja “Partizani”/ Gjykata e Lartë nuk i liron pasuritë çiftit Malltezi

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuri, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të Gjykatës së Posaçme dhe Apelit të Posaçëm.

Kërkesa e çiftit për lirimin e pasurive nga sekuestroja nuk është pranuar, ndërsa masa mbetet në fuqi në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

25 pasuritë e sekuestruara përfshijnë llogari bankare me vlera të ndryshme monetare, apartamente, si dhe kuota në disa shoqëri tregtare.

Jamarbër Malltezi po gjykohet në kuadër të dosjes “Partizani” për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave. Sekuestrimi i pasurive është vendosur gjatë hetimeve të lidhura me këtë çështje.

Vendimi i Gjykatës së Lartë lë në fuqi masën e sekuestros, ndërsa procesi gjyqësor për dosjen “Partizani” vijon.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat