KreuDrejtësiaShtyrja e seancave të Veliajt/ Dumani propozon gjykimin online nga burgu

Shtyrja e seancave të Veliajt/ Dumani propozon gjykimin online nga burgu

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

SPAK ka propozuar që procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet përmes videokonferencës nga ambientet e paraburgimit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë për t’u paraqitur fizikisht në sallën e gjyqit.

Propozimi është bërë këtë të martë nga prokurori Altin Dumani. Avokati i Veliajt ka shprehur dakordësinë paraprake për këtë mënyrë zhvillimi të seancave, por ka kërkuar që fillimisht të konsultohet me klientin e tij.

Gjykata nuk ka marrë ende një vendim për kërkesën e SPAK. Para se të shprehet, ajo pritet të konsultohet me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të verifikuar nëse paraburgimi ku mbahet Veliaj i ka kushtet dhe mundësitë teknike për zhvillimin e seancave përmes videokonferencës.

Për shkak të pamundësisë së Veliajt për të qenë i pranishëm fizikisht, seanca e parashikuar për këtë të martë është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar më 15 dhjetor.

Nëse gjykata e miraton propozimin, procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës mund të vijojë përmes lidhjes online nga ambientet e paraburgimit, pa qenë e nevojshme shoqërimi i tij fizik në sallën e gjyqit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat