KreuAktualitetPolitikaA është Balluku testi i drejtësisë?/ Rama në Bruksel flet për korrupsionin

A është Balluku testi i drejtësisë?/ Rama në Bruksel flet për korrupsionin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet konkrete për çështjen e Belinda Ballukut, e cila u ngrit gjatë pyetjeve të gazetarëve në Bruksel, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. I pyetur nëse rasti i Ballukut përbën një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe në rrugën drejt integrimit europian, Rama u përgjigj duke vënë në fokus procesin e drejtësisë dhe bilancin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë luftë si të paprecedentë në rajon, duke argumentuar se Shqipëria duhet të vlerësohet pozitivisht në procesin e integrimit në Bashkimin Europian pikërisht për këtë arsye.

“ Ajo që Shqipëria po bën kundër korrupsionit është e paprecedentë në rajon dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet të konsiderohet një vend kandidat shumë serioz”, deklaroi Rama.

Ai pretendoi se vendi ka lënë pas një periudhë kur korrupsioni dhe pandëshkueshmëria konsideroheshin pjesë e sistemit, ndërsa sot, sipas tij, institucionet po luftojnë fuqishëm korrupsionin.

“Gjithçka duhet të ndjekë procesin e rregullt ligjor. Është shumë e qartë se askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet parë me sy pozitiv”, u shpreh kryeministri.

Pavarësisht pyetjes së drejtpërdrejtë për Belinda Ballukun dhe rëndësinë e çështjes së saj në raport me standardet e drejtësisë dhe integrimin europian, Rama nuk dha një përgjigje konkrete për rastin, por e zhvendosi fokusin te përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë kundër korrupsionit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat