back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetParalizohet Tirana/ Protestuesit përplasen me policinë

Paralizohet Tirana/ Protestuesit përplasen me policinë

Opozita ka nisur mosbindjen civile në Tiranë.

Opozita zhvillon protestën e saj kombëtare në kuadër të aksionit të mosbindjes civile. Mbështetësit e PD kanë bllokuar 5 pika kyçe në kryeqytet. Protestuesit bllokuan sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës.

Policia kërkoi nga protestuesit të lirojnë rrugës për të mos paralizuar qarkullimin e automjeteve, duke përsëritur se kjo është kundravajtje penale.

Rezistencës së protestuesve policia iu përgjigj duke ndërhyrë për hapjen e rrugëve, duke shtyrë protestuesit. Te Bashkia e Tiranës, Policia përdori edhe makinën e ujit për të larguar mbështetësit e opozitës nga rruga.

Situata:

Makina e policisë hedh ujë me presion drejt protestuesve
Te Bashkia e Tiranës ka tensione të shumta, ndërsa ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion ndaj protestuesve me synim shpërndarjen e tyre. Raportohet se disa protestues janë dëmtuar si pasojë e presionit të ujit.

 Përplasje te sheshi Wilson
Një tjetër përplasje e fortë ka ndodhur te sheshi Wilson, duke iu bashkuar në këtë mënyrë 4 pikave të tjera ku po protestohet. Petrit Vasili pretendon se është goditur nga punonjës të policisë, ndërsa policia ka kërkuar që të lirohet rruga. Ka një përplasje fizike mes punonjësve të policisë dhe protestuesve.

 Opozita bllokon rrugën te Bashkia e Tiranës, ndërhyn Policia
Një përplasje tjetër është regjistruar mes protestuesve dhe Policisë në zonën e Bashkisë së Tiranës, një nga 5 pikat që mbështetës të opozitës kanë bllokuar rrugën. Ka pasur një përplasje fizike mes protestuesve dhe punonjësve të policisë. Kjo e fundit ka kërkuar që të mos bllokohen rrugët.

 Protestuesit bllokojnë Rrugën e Elbasanit
Policia i ka drejtuar thirrje protestuesve që të largohen nga Ura te Rruga e Elbasanit dhe të zhbllokojnë rrugën.

 Bylykbashi përplaset me policët civilë te Zogu i Zi
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi është përfshirë në një përplasje verbale me dy punonjës civil të policisë pranë Zogut të Zi. Dy protestues janë shoqëruar nga punonjësit e policisë pas bllokimit të rrugës në këtë zonë, e cila ka sjellë edhe përplasjen verbale.

Përplasje te Rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi
Përplasje mes deputetëve dhe forcave të policisë në të paktën 2 nga pikat ku mbështetës të opozitës po protestojnë. Përplasjet kanë ndodhur fillimisht te Ura e Rrugës së Elbasanit dhe paralelisht me të edhe te Zogu i Zi.

Policia bën shoqërimet e para për bllokimin e rrugëve
Deputetët Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë parë pranë vendit ku ka ndodhur përplasja mes protestuesve dhe efektivëve. Policia ka shoqëruar disa persona pas përplasjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat