Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ministria e Drejtësisë i është përgjigjur kërkesës së deputetëve të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhafaj, lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.
Në përgjigjen zyrtare drejtuar dy deputetëve, ministria bën me dije se aktualisht po kryhet një inspektim për të verifikuar të gjithë procedurën e ndjekur për transferimin e Veliajt.
Çuçi dhe Xhafaj i kishin drejtuar më herët një shkresë zyrtare ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, ku kërkonin sqarime mbi mënyrën se si ishte marrë vendimi për transferimin e kryebashkiakut dhe nëse ishin respektuar procedurat ligjore.
Dy deputetët kërkuan gjithashtu të njiheshin me dokumentacionin përkatës dhe hapat institucionalë që kishin paraprirë këtë vendim.
Ndërkohë, një ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në një reagim për mediat, e cilësoi procedurën e transferimit të Erion Veliajt drejt burgut të Fierit si sekret hetimor.



