KreuAktualitetBelind Këlliçi: Na goditën policët me ujë dhe spraj me piper

Belind Këlliçi: Na goditën policët me ujë dhe spraj me piper

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është dëmtuar nga uji që kanë hedhur forcat e rendit për të shpërndarë protestuesit te Bashkia e Tiranës.

Në një prononcim për A2 CNN, Këlliçi u shpreh:

“Hodhën ujë me piper. Arsyeja e përplasjes është se një grua u palos në tokë dhe ne po i thonim shoferit të makinës së policisë që po hidhte ujin që të ndalonte.

Aty më goditën mua dhe kryetaren e degës nr. 9. Na goditën policët me bombula me spraj në fytyrë. Nuk ishte aspak e nevojshme”, tha ai.

“Nuk kemi asgjë me policët, u kemi kërkuar vetëm që të qëndrojnë larg, por vetëm kanë provokuar”, shtoi Këlliçi

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat