Zbardhen detaje lidhur me ekzekutimin e Alfred Dedjas, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin Ndroq, në periferi të Tiranës.
Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur brenda në një lokal të Ndroqit, ku viktima ishte klient.
Autori i dyshuar i krimit, Julian Gjoshi, 27 vjeç, është futur brenda në lokal, ka qëlluar viktimën dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
”Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.