back to top
3.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Kush është Olsi në SKYECC/  Berisha përmend edhe kryeprokurorin Çela

“Kush është Olsi në SKYECC/  Berisha përmend edhe kryeprokurorin Çela

Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk i ka ndaluar akuzat ndaj SPAK-ut, duke iu referuar përgjimeve të SKYECC ku lakohet një person me emrin Olsi.

Berisha ka përmendur prokurorin e SPAK-ut, Olsi Dado, por prokuroria e hodhi poshtë mbrëmë në mënyrë kategorike.

Sipas Berishës, Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Altin Dumani.

“Imagjinoni ju, reagoi në mesnatë SPAK. U zgjua nga gjumi dhe bënë deklaratë, mirë bënë. Por t’u thonë shqiptarëve se cili është Olsi.

Të mos fshehin Olsin, të mos fshehin kriminelin sepse qytetari digjital, gazetarët me artikujt e tyre, dy Olsa ka në prokurori, Olsi Çela dhe Olsi Dado. Këta janë.

A mund të ishte Çela? A mund të ishte dikush tjetër?

Përmendet dhe Taulant Balla. Ja ku e keni edhe ministrin. Lexojeni aty.

Pra, kur unë u kam thënë se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit, lexojeni pak e më thoni a nuk fle ai mbi dosjet e krimit apo nuk flen.

Se dy kostume do ia bëjmë këtij Olsit, dy kostume të bukura, merrja masat, e porosit këtë Çyrbjen.

Kush janë këta? Apo janë sekret se je i implikuar Altin Dumani.

Ja ku e keni.

Në këtë rast nuk është Dado.

Po cili është Olsi, e di Dumani. E fsheh.

Por si prokuror nuk ka qenë Olsi. A ka ndërhyrje të tjera a nuk ka, këtë e fshehin.

Sidoqoftë një çështje që duhej zbardhur plotësisht pas një akti makabër që tronditi shoqërinë shqiptare siç ishte copëtimi në pjesë i një njeriu që nuk thoshte kush një fjalë, mbetet pa hetuar.

Tani iku dëshmitari që dinte çdo gjë.

Kishte qenë menaxher në lokalin e Altin Hajrit”, është shprehur Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat