back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniKryeministri me kritika ndaj prokurorit shtetëror

Kryeministri me kritika ndaj prokurorit shtetëror

Vijon përplasja mes VMRO DPMNE-së dhe kryeprokurorit Kocevski. Partia në pushtet drejton gishtin nga Kocevski, si personin përgjegjës për mosveprimin e organit të akuzës ndaj rasteve të krimit dhe korrupsionit të lartë.

“Vetëm prokurorët ndaj të cilëve është përgjegjës Kocevski dhe vetë Kocevski nuk veprojnë për pretendimet për krim në TEC Manastir, TEC Negotinë, MEPSO, Onkologji, NPRSH, Lotarinë Shtetërore e shumë raste të tjera. Prokurori Publik Republikan, Lupço Kocevski nuk ndërmerr masa për raste të rëndësishme përkundër dëshmive publike për aktivitete kriminale dhe korrupsion”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Për shkak të këtyre akuzave, por edhe për shkak të aksionit të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të paralajmëruar nga Mickoski, është ngritur edhe çështja nëse Kocevski do të shkarkohet. Kocevski pak ditë më parë, tha se duhet të vazhdojë ta bëjë punën e tij në mënyrë profesionale.

“Unë do të vazhdoj të punoj në mënyrën më profesionale, ligjore dhe të ndershme, që është në kompetencën time, që do të thotë se nuk mund t’i komentoj deklaratat politike. Nëse kam bërë gabim, kushtet janë në përputhje me Ligjin për Prokurorinë Publike për shkarkimin e mundshëm të prokurorit publik”, u shpreh Ljupço Kocevski, prokuror publik republikan.

Prokuroria përballet me kritika të rënda për punën e saj, ndërsa kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve theksoi se qindra raste të paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia financiare mbahen në prokurori dhe nuk veprohet ndaj tyre. Përveç pushtetit, Kocevski u kritikua edhe nga kreu i suspenduar i Prokurorisë Publike të Shkupit, Mustafa Hajrullahi, i cili tha se nuk pranoi të veprojë sipas udhëzimeve të Kocevskit për raste të caktuara. Ai tha se Kocevski e kishte kallëzuar penalisht se gjoja ka ushtruar presion ndaj punonjësve./Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat