KreuDrejtësiaVeliaj humbet betejën për afatet e paraburgimit/ Apeli i GJKKO lë në...

Veliaj humbet betejën për afatet e paraburgimit/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit.

Me këtë vendim, Apeli ka lënë në fuqi qëndrimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme, e cila kishte vendosur pezullimin e llogaritjes së afateve të paraburgimit gjatë kohës kur seancat gjyqësore në çështjen ndaj Veliajt ishin shtyrë.

Veliaj nuk ishte i pranishëm në dy seancat ku u shqyrtua çështja, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Mbrojtja ka kundërshtuar vendimin, duke argumentuar se shtyrjet e seancave nuk kanë ardhur për shkak të Veliajt. Në një prej rasteve, sipas avokatëve, mungonte mbrojtësi i Ajola Xoxës, ndërsa në rastin tjetër mungonte avokati i një prej të pandehurve.

Pas vendimit të Apelit, avokati Plarent Ndreca ka bërë të ditur se mbrojtja do ta ndjekë çështjen në Gjykatën e Lartë.

“Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Seancat nuk janë shtyrë prej Veliajt”, është shprehur Ndreca.

Ndërkohë, çështja e afateve të paraburgimit ka kaluar edhe më herët në Gjykatën e Lartë, e cila në korrik nuk e pranoi rekursin e Veliajt dhe la në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së të 29 prillit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat