back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetArtur Zheji: Çfarë ndodh me PD-në nëse Argita Malltezi bëhet kryetare e...

Artur Zheji: Çfarë ndodh me PD-në nëse Argita Malltezi bëhet kryetare e partisë

Artur Zheji i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV tregoi se çfarë mund të ndodhë nëse Sali Berisha ia delegon PD-në të bijës, Argita Malltezit. Zheji shprehet se, nëse kjo ndodh nga PD-ja do të largohet të gjithë hipokritët edhe ata që i lëpihen Sali Berishës.

“Sali Berishën nuk e lë ADN-ja malësore që të kthehet pas. Ai e di edhe vetë sepse nuk ka kujt t’ia delegojë partinë. E bëri një provë në 2013-ën, bëri një hap pas duke qenë në krah të kryetarit Lulzim Basha. Por tani është më vetëm se kurrë sepse ështe pa trashëgimtar. Ka trashëgimtarë biologjik që mund të jetë zonja Argita Malltezi. Në krizat më të mëdha zgjedhjet më të sinqerta janë më të qëndrueshme. Nëse Argita Malltezi bëhet kryetarja e re e PD-së të gjithë hipokritët që sot përbëjnë oborrin e pasmë të Berishës do largohen me bisht ndër shalë. Ajo pjesë e PD-së që do mbetet do jetë sinqerisht homogjene. Berisha ka një oborr të pasmë dhe një të parmë. Të i pasmi janë këta që i lëpihen që po presin kandidatin për zgjedhjet e 2025-ës. Por doktori duhet të çlirohet nga këta. Por nga ana tjetër ka hall se mos pësojë një katastrofë në zgjedhje e ardhshme.”, tha gazetari në DritareTV./K.C/dritare.net

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat