Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar prtitë e reja si maska të Sudes.
Kujtojmë se një nga partitë e reja me fytyrë të vjetër është PD-Demokratët Euroatlantikë e Lulzim Bashës apo “Lëvizja bashkë” e Arlind Qorrit, të cilit së fundmi Rama i është referuar si “Sudja me syze”.
Më tej, gjatë takimit me shqiptarët në Selanik, Rama tha se PS është e vetmja forcë politike së cilës duhet t’i besojnë.
“Të ishte për ato forca të tjera, jo vetëm ato më fytyra të vjetra, por edhe të reja. Ato që dalin dhe ua bëjnë fushë me lule janë maska të Sudes, pas tyre është Sudja si kulturë politike. Janë njësoj si Sudja që pasi i zhyti të gjithë dhe më pas doli te sporteli e tha që loja mbaroi. Nuk kam ardhur të them se s’ka probleme sepse ka. Nuk kam ardhur t’u them se kemi bërë gjithçka, por besojmë se kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi të bëjmë dhe duke iu treguar se dimë të shohim realitetin me sytë tuaj dhe dimë të bëjmë për të bërë për të ndryshuar realitetin edhe më shume dhe dimë se çfarë duhet bërë”, u shpreh Rama.