back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetDrejtësia po pastron llumin e politikës/ Rama nuk kursen as të vetët

Drejtësia po pastron llumin e politikës/ Rama nuk kursen as të vetët

Kryeministri Edi Rama në takimin me shqiptarët në Selanik, tha se drejtësia është çliruar nga politika dhe pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë që kanë kryer korrupsion, ka marrë fund.

“Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse. Goditja e parë qysh nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912. Për herë të parë në historinë e shtetit tonë, njerëz të veshur me pushtet politik, apo të lidhur me pushtetin politik, i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë.

Pavarësisht pozicionit apo linjës së tyre me partitë politike, qoftë në qeveri apo në opozitë, ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga funksionet publike, apo ata që e kanë lidhur kollaren e tyre me duart e botës së krimit.

Po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga duart e pushtetit politik. Për të kuptuar sesa e re, për të kuptuar sesa e madhe dhe sesa historike është kjo që po ndodh, mjafton të shohësh kokën mbrapsht.

Nuk do gjesh dot, që nga 1912, një individ të vetëm, me profil të lartë politik, që të jetë, hetuar, dënuar, apo gjykuar nga një drejtësi të pavarur nga pushteti. Sot, drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet”, theksoi Rama.

Sipas tij, drejtësia po pastron llumin shumëvjeçar të politikës shqiptare, ndërsa dënimet politike shtoi ai kanë përfunduar.

Duke lënë të kuptohet se në vorbullën e llumit janë edhe ata socialist që janë të dënuar, nën arrest apo në hetim, bashkë me individë të opozitës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat