KreuAktualitetBegaj mesazh urimi Trump-it

Begaj mesazh urimi Trump-it

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi sot Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh të posaçëm të postuar në platformën X, Presidenti Begaj u shpreh se pret të forcojë me tej bashkëpunimin, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime për fitoren në zgjedhje, @realDonaldTrump! Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, – shprehet Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mesazhin e urimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat