KreuAktualitet73 shërbime të reja sociale në 51 bashki/ Koçiu: Përfitojnë rreth 33...

73 shërbime të reja sociale në 51 bashki/ Koçiu: Përfitojnë rreth 33 mijë persona

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka njoftuar se  73 shërbime të reja sociale janë shtuar në tetë qarqe të vendit nga vitit 2019 deri sot.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçi shkruan se nga këto shërbime përfitojnë 32,869 individë.

“Bashkë me pushtetin vendor jemi duke punuar për të zgjeruar qendrat dhe shërbimet sociale në vend. Nga viti 2019 deri më sot, nëpërmjet Fondit Social janë ngritur 73 shërbime të reja në 51 bashki dhe 8 qarqe, duke ndihmuar 32,869 individë. Në 2025, synojmë më shumë shërbime pranë komunitetit, decentralizimin dhe deinstitucionalizimin, me transformime në Korçë e Vlorë për shërbime me bazë komunitare”, u shpreh Koçiu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat