back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetTrump drejt zyrtarizimit si President i 47 i SHBA-së/ Liderët botërore e...

Trump drejt zyrtarizimit si President i 47 i SHBA-së/ Liderët botërore e urojnë

Donald Trump është drejt shpalljes zyrtare si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

https://16c0ed6a0bae6f22550c042f732780f2.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Republikani është në avantazh të thellë ndaj kundërshtares së tij demokrate, Kamala Harris. Ndërkohë liderët botërorë kanë uruar Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Kier Starmer në një postim në rrjetin social X, ka uruar Tump. “Urime presidenti i sapo zgjedhur Donald Trump për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim.”, shkruan lideri Britanik.

https://16c0ed6a0bae6f22550c042f732780f2.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Po ashtu edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar republikanin Trump, ndërsa shkruan se është i gatshëm për të punuar në 4 vitet e ardhshme.

“Urime President Donald Trump. Të gatshëm për të punuar së bashku siç kemi bërë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe me të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet.”, shkruan Macron.

Nuk ka munguar as urimi nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila shprehet se SHBA dhe Italia janë ‘kombe’ motra.

Në emër timin dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe ‘motra’, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike. Është një lidhje strategjike, të cilën jam e sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë”, shkruan ajo.

Kancelari austriak Karl Nehammer, në një postim në rrjetet sociale shkruan “Unë e përgëzoj Donald Trump për suksesin zgjedhor. SHBA-të janë një partner i rëndësishëm strategjik për Austrinë. Ne presim të zgjerojmë dhe forcojmë më tej marrëdhëniet tona transatlantike së bashku në mënyrë që të përballojmë me sukses sfidat globale.”

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka uruar po ashtu republikanin, ku shprehet se “Urime, zoti President Donald Trump! Ti e bëre të ndodhë!”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump “për fitoren e tij mbresëlënëse në zgjedhje!”.

Në një postim në X, Zelensku shkruan se e vlerëson angazhimin e Presidentit Trump për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale.

“Urime për @realDonaldTrump në fitoren e tij mbresëlënëse në zgjedhje!

Më kujtohet takimi ynë i mrekullueshëm me Presidentin Trump në shtator, kur diskutuam në detaje partneritetin strategjik Ukrainë-SHBA, planin e Fitores dhe mënyrat për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës.

Unë e vlerësoj angazhimin e Presidentit Trump për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që praktikisht mund të afrojë paqen në Ukrainë. Unë shpresoj se do ta vëmë në veprim së bashku.

Ne presim me padurim një epokë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të forta nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump. Ne mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme dypalëshe për Ukrainën në Shtetet e Bashkuara.

Ne jemi të interesuar të zhvillojmë bashkëpunim politik dhe ekonomik të dobishëm, nga i cili do të përfitojnë të dy vendet tona. Ukraina, si një nga fuqitë më të forta ushtarake të Evropës, është e përkushtuar për të garantuar paqen dhe sigurinë afatgjatë në Evropë dhe komunitetin transatlantik me mbështetjen e aleatëve tanë.

Mezi pres të përgëzoj personalisht Presidentin Trump dhe të diskutoj mënyrat për të forcuar partneritetin strategjik të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Zelensky.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat