KreuAktualitetPolitikaBerisha drejt SHBA-së në shtator?/ Zbardhet dokumenti për Konventën Republikane në Dallas

Berisha drejt SHBA-së në shtator?/ Zbardhet dokumenti për Konventën Republikane në Dallas

Sali Berisha mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara në fillim të shtatorit, pas heqjes së sanksionit që i pengonte hyrjen në SHBA.

Berisha e ka deklaruar disa herë publikisht se pas heqjes së këtij kufizimi do të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara. Tashmë, një dokument i siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, nga burime diplomatike, jep të dhëna konkrete për një udhëtim të mundshëm të kreut të PD-së.

Bëhet fjalë për një letër nga “International Democracy Union” (IDU), ku konfirmohet pjesëmarrja e Berishës në delegacionin e organizatës për Konventën Kombëtare Republikane.

Sipas dokumentit, aktiviteti do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator.

Në letrën e konfirmimit, IDU shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen e Berishës dhe vlerëson se prania e tij në këtë aktivitet do të jetë me rëndësi për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

“IDU është e kënaqur që ju do të na bashkoheni ne dhe ne jemi konfidentë se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike për Partinë Republikane do të jetë me shumë vlerë për Partinë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në dokument.

Në vijim, bëhet e ditur se detajet për lëvizjet e delegacionit, akreditimin dhe programin e aktivitetit do t’i komunikohen më tej nga sekretariati i IDU-së.

Një tjetër dokument, i datës 7 gusht dhe i siguruar gjithashtu nga Top Channel, lidhet me regjistrimin e Berishës si pjesëmarrës në Konventën Kombëtare Republikane.

Pas marrjes së këtyre konfirmimeve, në Tiranë kanë nisur edhe përpjekjet për të lehtësuar pjesëmarrjen e Berishës në aktivitet.

Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëjnë me dije se Gazment Bardhi, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka përcjellë një kërkesë për një notë verbale shtetërore.

Sipas të njëjtave burime, kërkesa synon t’i mundësojë Berishës pjesëmarrjen në aktivitetin e republikanëve amerikanë.

Në qershor 2026, Berishës iu hoq sanksioni që i ndalonte hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Pas këtij zhvillimi, kreu i PD-së ka deklaruar në disa raste se do të udhëtonte drejt SHBA-së.

Nëse udhëtimi realizohet, pjesëmarrja në Konventën Kombëtare Republikane në Dallas më 9 dhe 10 shtator do të ishte një nga daljet e para të Berishës në SHBA pas heqjes së kufizimit të hyrjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat