back to top
18.5 C
Tirana
E premte, 17 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetGJKKO thirri Ramën si dëshmitar/ Berisha sfidë kryeministrit: Zgjidh studion të dalim...

GJKKO thirri Ramën si dëshmitar/ Berisha sfidë kryeministrit: Zgjidh studion të dalim në debat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta dhe një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalimit të tij në protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Duke iu referuar thirrjes së Ramës si dëshmitar në çështjen “Partizani”, Berisha deklaroi se kryeministri do të përballet në gjykatë për firmat e tij, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për drejtësinë në vend.

“Do të keni rastin të shihni përballjen e shekullit në sallën e gjyqit,” u shpreh ai para mbështetësve.

Berisha sfidoi gjithashtu Ramën për një përballje publike, duke sugjeruar se ai mund të shmangë procesin gjyqësor. “Nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit, të sfidoj të zgjedhësh një studio televizive dhe të dalësh në debat,” deklaroi lideri i opozitës.

Ai premtoi se do të paraqesë, sipas tij, fakte dhe dokumente për të mbështetur akuzat ndaj kryeministrit, ndërsa përdori tone të ashpra në adresimin e tij.

Fjalimi i Berishës u mbyll me thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa protestuesit e pranishëm reaguan me ovacione dhe thirrje mbështetëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat